Një nga delegatët e PD, Sprio Vaso, thotë se ka firmosur vetëm për Kuvendin e datës 11 dhjetor të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 

“Sapo degjova nga mediat qe Gazmend Bardhi lexoj emrin im si firmetar per Kuvendin e dates 18 Dhjetor eshte nje abuzim pasi une kam firmosur vetem per Kuvendin11 Dhjetorin. Kuvendi i vetem Legjitim i PD. Neser ju ftoj te gjitheve ne Kuvendin e Demokrateve”, shkruan Vaso.

 

Ndërkohë, në konferencën e sotme për mediat Gaz Bardhi i lexoi atij emrin mes firmëtarëve të 188 dhjetorit. Por më vonë nga informacionet që i erdhën nga hartuesit e listës, bëri me dije se Spiro Vaso nuk kishte konfirmuar ende pjesëmarrjen.

 

“Më vjen informacioni tani që Alban Daci dhe Spiro Vasao nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen më 18 dhjetor. Është gabimi im, i kam lexuar gabim. Një pjesë të formularëve ndodhen në zyrën time, kush dëshiron ia u bëj transparente”, tha Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *