Subscribe

Drejtoresha e qendrës për akreditim dhe për cilësinë e arsimit të lartë, Xhiliola Bixheku, foli sot në edicionin qendror të lajmeve të Vizion Plus për konferencën  ministeriale  që u mbajt sot në Tiranë me fokus zbatimin e procesit të Bolonjës për arsimin.

Në një lidhje të drejtepërdrejt me Viber, Xhiliola Bixheku komentoi fjalimin e kryeministrit Rama, i cili tha se Shqipërisë i duhet një organizatë si NATO  për arsimin e lartë.

 Në intervistën e saj për gazetarin Aleksandër Furxhi, Xhiliola Bixheku tha se konferenca e zhvilluar sot ishte shumë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi kjo është hera e pare që një konferencë e tillë mbahet në një vend që nuk është pjesë e BE-së.

Ajo tha se ideja e NATO-s lidhet me punën që Shqipëria duhet të bëjë për ta bërë nivelin arsimit në Shqipëri, njësoj si ne vendet e tjera të rajonit.

“Ajo që në synojmë që deri në 2030 të jemi pikë reference për arsimin e lartë në rajon dhe për kërkimin shkencor”, tha Xhiliola Bixheku.

Pjesë nga Intervista

Aleksandër Furxhi: Çfarë është ideja për NATO në fushën e arsimit si duhet ta kuptojmë?

Xhiliola Bixheku: Konferencë e rëndësishme për Shqipërinë, duke e parë se është e para që bëhet në rajon dhe bëhet në një vend që nuk ëhstë pjesë e BE. Kjo e bën Tiranën këto dy ditë qendrën e arsimit të lartë të Europës. Është shumë e rëndësishme sepse në këtë konferencë kanë marrë pjesë 60 delegacione nga zona europian dhe rretn 300 delegatë dhe më e rëndëishmja Kosova merr pjesë për herë të parë në këtë konfrencë. Ajo që në synojmë që deri në 2030 të jemi pikë reference për arsimin e lartë në rajon dhe për kërkimin shkëncor, gjë të cilën e kemi nisur duke filluar me hapjen e kolegjit të Europës në Shqipëri. Marrëveshja e bashkëpunimit që është nëshkruar midis dy universiteteve  Bujqësorit dhe të Vienës… Në lidhje me NATO ajo që duam ta bëjmë Shqipërinë si vende të tjera të Europës dhe që arsimi në Shqipëri të jetë në të njëjtin nivel sikur se vendet e tjera të Europës./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *