E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

E rëndë, fëmija 1-vjeç humb jetën në një aksident me makina

Një aksident tragjik ka ndodhur në Hajvali të Prishtinës ditën e sotme. Autoritet polivore konfirmojnë se një fëmijë 1-vjeç ka humbur jetën në një aksident me makina.

Vdekja e të miturit është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti po hetohet nga policia rrugore e Kosovës.

“Sot rreth orës 13:00,  kemi pranuar informacionin për një aksident trafiku që ka ndodhë në Hajvali. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person (lindur në vitin 2023).  Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë