Sekretari i Përgjthihshëm i PD, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk po mendon për njerëzit e thjeshtë. Sipas Bardhit, shefi i qeverisë po bën propagandë dhe sulmon opozitën në vend që t’u vijë  në ndihmë qytetarëve.

 

“Pa ide, i vjetëruar dhe i papërgatitur Edi Rama përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij, me sajesa, sulme banale dhe së fundmi edhe me videomontazhe për të sulmuar opozitën. Edi Rama bën mirë të marrë menjëherë propozimet e opozitës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me para në dorë. Ata janë sot në hall dhe nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga shteti sepse Edi Rama e ka mendjen të bëjë videomontazhe kundër opozitës dhe jo të ndihmojë njerëzit. Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje shëndetësore dhe ekonomike, dhe jo për sajesa, gjuhë të shfrenuar dhe fjalë boshe. Çdo ditë e humbur sot kushton jetë!”

 

Gjatë ditëve të fundit, Rama dhe demokratët janë përplasur në distancë për masat e marra kundër përhapjes së COVID-19 e veçanërisht për pezullimin e pagesave të qirave nga ana e biznesit të vogël dhe familjarëve që kanë mbetur të papunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *