Subscribe

Një ndër problemet më të mëdha që po përballen 500 banorë të fshatit Urakë në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit, është mungesa e ujit të pijshëm.

 

Prej vitesh ata detyrohen të përdorin burimet natyrale për të plotësuar nevojat e tyre. Kafshët e ngarkesës janë e vetmja mundësi transporti për të marrë sasi madhe uji të pijshëm për konsumin e përditshëm.

 

 

Banorët thonë se ky problem i ka ndjekur gjithë jetën. Përdorimi i ujit të puseve sipas tyre bëhet vetëm për larje. Mes problemeve të tjera, banorët radhitin edhe mungesën e ujit vaditës dhe infrastrukturën rrugore.

 

Dikur fshati Urakë vadiste me ujin e Shutrresë por prej dy dakadash, kanali që sillte ujin është jashtë funksionit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *