Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në një pjesë të segmentit që lidh qytetin verilindor të Kukësit me Rrugën e Kombit.

 

Për shkak të terrenit të paqëndrueshëm, nga shiu pati rrëshqitje masive dherash. Si pasojë, njëri krah i rrugës u bllokua, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë ankuar, pasi situata sipas tyre përsëritet sa herë ka reshje.

 

Krahas bllokimit të rrugës, nga rrëshqitja rrezikojnë dhe rreth 40 shtëpi, të cilat ndodhen në pjesën e sipërme të kodrës.

 

Ndërkohë, kanalet kulluese nuk ekzistojnë, pasi janë të bllokuar nga balta dhe inertet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *