Subscribe

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar Lulzim Bashën se nuk ka hallin e demokratëve në përballjen me Sali Berishën.

 

I ftuar në emisionin ‘7 pa 5’ në Vizion Plus, ai theksoi se kryedemokrati e ka përdorur postin për të bërë pazare të pista me biznesmenët, duke tradhëtuar antarët e PD-së.

 

“Tani, Lulzim Basha sulmon koalicionet. Ka mbetur vetëm pa parti, në kuptimin e anëtarësisë së PD-së dhe strukturave të PD-së. Për çdo 1.000 veta që ka Sali Berisha, Lulzim Basha ka 1. Tani, ky si pretendon të fitojë i vetëm, pa mbvështetjen e partisë, pa bazën e partisë, pa koalicione? Edhe ai vetë e di që nuk fiton. Atëherë, për çfarë e do karrigen? Për biznes personal, interes personal. Prandaj e ka hallin vetëm tek vula. Nuk e ka hallin tek PD-ja, prandaj thotë ‘le të shkatërrohet PD-ja. Atij vula i duhet. Për të shitur një kauzë, për të blerë një kauzë tjetër. Ngre zërin për biznesmenët, pastaj nuk i përmend më. Vendos gjobën dhe pastaj mbaron punë!”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *