Subscribe

Numri dy i partisë socialiste Taulant Balla replikoi nga salla e seancave plenare me opozitën për te gjitha akuzat qe prej një jave janë adresuar ndaj tij. Balla i kërkoi prokurorisë te hetoje deri ne fund çdo fakt qe lidhet me ngjarjet ne komisariatin e Fushe-Krujës.

 

Por edhe pse deputetet e PD dhe te LSI munguan ne seance, ministrat e kabinetit Rama u përballën me kritika nga vete socialistet. Erjon Braçe denoncoi mosrealizimin e interpelancës me ministrin e financave Arben Ahmetaj për ligjshmërinë e financave te Federatës Shqiptare te Futbollit te cilën e ka kërkuar 5 jave me pare.

 

Por ministri Ahmetaj i cili u ngrit ne foltoren e kuvendit pak minuta me vone, vendosi te mos flasë ne asnjë moment për kërkesën e deputetit socialist Braçe.

 

Pas 2 ore diskutimesh mazhoranca miratoi pa probleme ligjet dhe marrëveshjet e parashikuara ne rendin e ditës, mes te cilave edhe 3 vendime qe shtojnë personelin dhe rrisin pagat e organeve te Vetingut.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *