Mariola Rrapaj, nëna e 10-vjeçarit që u vra nga i ati me thikë në Vetralla të Italisë, ka folur për mediat vendase për tragjedinë që i ka ndodhur.

 

32-vjeçarja shqiptare ka thënë se është e shkatërruar nga humbja e dhimbshme, dhe se momentalisht po qëndron tek e motra, sepse nuk mund të jetonte dot më kurrë në atë shtëpi.

 

“Dhimbja është shkatërruese. Unë kurrë nuk do të kthehem në atë shtëpi, nuk dua të shkoj më aty. Nuk mund të mendoj se çfarë mund të kishte ndodhur atë ditë të tmerrshme atje”, u shpreh ajo.

 

Ajo falenderoi të gjithë personat që kontribuan në fushatën që Bashkia ka hapur për të mbështetur familjen. Sot, gruaja ndiqet nga psikologët për shkak të gjëndjes së rëndë psikologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *