Një 50 vjecar është gjetur I vdekur në vendin e tij të punës tek Ujësjellësi i Delvines.

Luan Mushi u gjet pa jetë mengjesit të kësaj të mërkure pranë depos së ujit në fshatin Bamatat të Delvinës.

Luani, baba i dy fëmijëve ishte ngritur si zakonisht në mëngjes dhe kishte dalë nga shtëpia për të hapur ujin në orar pranë depos.

Mirëpo vonesa e tij jo e zakonshme ka shqetësuar familjaret të cilët kanë shkuar dhe e kanë gjetur te vdekur kryefamiljarin.

Dyshohet se ai mund të ketë pësuar atak kardiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *