Khloe Kardashian ka shpërndarë një fotografi, ku duket shumë e lumtur në një arratisje romantike me Tristan Thompson, që është i dashuri i saj i ri.
32-vjeçarja, e cila u divorcua me Lamar Odom në dhjetor, nisi lidhjen e saj me Thompson në shtator. Ata tashmë janë duke u kënaqur së bëri pushime së bashku dhe nuk po i kursejnë deklaratat e dashurisë në rrjete sociale. Të dy kanë treguar gjithashtu trupat shumë të mirë që kanë teksa kanë përqafuar njëri-tjetrin.
Një tjetër detaj që bie në sy është fakti se Khloe nuk ka qenë e vetme në këtë udhëtim, por është shoqëruar edhe nga motra tjetër, Kourtney Kardashian. Pra, le të themi se gjërat janë bërë mjaft familjare dhe Khloe duket mjaft e lumtur për këtë fakt.






