Sputnik V ka një “profil të shkëlqyeshëm sigurie” dhe efikasiteti është “i krahasueshëm” me atë të Pfizer dhe Moderna. 

 

Konfirmimi vjen nga Instituti mjekësor “Spallazani” në Itali, c”ka i hap rrugë perdorimit të mundshëm të vaksinës ruse në këtë vend, raporton Vizion Plus.

 

 

 

“Efektshmëria e vlerësuar e vaksinës është 91.6% . Duhet theksuar se nuk ka pasur raste të sëmundjes së moderuar ose të rëndë në grupin e vaksinuar”. 42 ditë pas vaksinimit “98% e të vaksinuarve kishin zhvilluar IgG specifike”, pra antitrupat, shkruhet ne raportin e ketij Instituti mbi sigurinë e Sputnik V.

 

Kjo vaksinë epo përdoret tashmë në disa vende europiane vec Rusisë, si Serbia, Mali i Zi, Hungaria etj.

 


Pavarësisht kësaj, të Mërkurën, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, la të kuptohet se opsioni Sputnik V nuk është në axhendën e Brukselit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *