Austria ka njoftuar se do të lehtesojë gradualisht kufizimet . Lajmin e ka bërë të ditur kancelari i vendit, Karl Nehammer, duke shtuar se ndryshimi i masave do të lehtesojë kryesisht bizneseset dhe të pavaksinuarit.

 

Duke nisur nga 5 shkurti, ora policore do të zbatohet nga mesnata, pasi aktualisht qarkullimi ndalohet nga ora 22:00.Ndërkohë nuk do të ketë më kërkesë për testim apo pasaportë të vaksinës në sektorin e shitjes.

 

Njerëzit do të mund të të vizitojnë restorantet dhe baret me një test negativ, por nuk është më nevoja për një vërtetim të vaksinimit.

 

KARL NEHAMMER
KANCELAR, AUSTRI

“Spitalet nuk janë më të mbingarkuara. Duke ireferuar situatës në spitale dhe qendra të kujdesit intensiv, shifrat janë te qendrueshme dhe në nivel të parashikueshëm.”

 

Nga ana tjeter, Gjermania po pergatitet të bëjë vaksinimin me detyrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *