Një atentat me armë zjarri është shënuar pak minuta më parë në lagjen e re të Bulqizës.

 

Burime nga vendi ngjarjes bëjnë të ditur se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E.T. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk është lënduar.

 

Qëlloi me armë drejt një mjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Rreth orës 14.30, në një segment të rrugës së Arbrit, Bulqizë, shtetasi B. Z, duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. T., dhe Sh. T., (kushërinj) dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit.

Nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të tyre të mëparshme.

Deri tani shërbimet e policisë kanë berë të mundur gjetjen e automjetit të përdorur nga shtetasi B. Z.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *