Atalanta iu afrua ndjeshëm zonës Champions pas suksesit të lehtë në javën e 20 të kampionatit Italian kundër Frozinones.
Bergamaskët fituan 5 me 0 dhe u ngjitën në kuotën 33 pikëve po aq sa Lacio, vetëm 1 më pak sesa Fiorentina e vendit të katërt.
Të zotët e shtëpisë bënë një 15 minutësh të parë të jashtëzakonshëm duke shënuar tre gola. Ai që zhbllokoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë ishte Kopmeiners me 11-metërsh në minutën e 8.
Në minutën e 13 vjen edhe goli i dytë. Krosimi i Ruxherit u shfrytëzua nga Ederson i cili realizoi.
Kaluan vetëm pak sekonda dhe Atalanta mbylli ndeshjen duke realizuar edhe golin e tretë. Këtë herë ishte De Ketelar që shënoi një gol të bukur duke shënuar golin e 7 sezonal me fanellën e bergamaskëve që nga koha kur u transmetua nga Milani.
Në fund të takimit skuadra e Gasoperinut shënoi edhe dy gola të tjerë me Xapakosta dhe Holm. Titullar dhe lider i mbrojtjes si gjithnjë Berat Gjimshiti tek Atalanta. Sonte mbyllet java e 20 e kampionatit italian me duelin Juventus-Sassuolo.
Bardhezinjtë duhet të fitojnë me patjetër në mënyrë që të shkurtojnë diferencën e pikëve nga Interi, diferencë që aktualisht është pesë pikë.
Trajneri Alegri i kënaqet rikuperimit të Rabio që ka pasur probleme, e po me kaq vlerë është edhe rikthimi i gatshëm i Kiezes. Sfida do të luhet në orën 20 e 45 dhe transmetohet në Tring./vizionplus.tv