Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë nuk ka ndërruar jetë asnjë qytetar i infektuar me koronavirus. Nga 503 testime të kryera, janë konfirmuar pozitivë me COVID, 66 raste të reja.

Autoritetet shëndetësore deklaruan se janë shëruar edhe 141 pacientë të tjerë, duke e çuar në total numrin e përgjithshëm të qytetarëve që kanë arritur ta fitojnë betejën në 12.815.

Instituti theksoi se situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet e stabilizuar me tendencë të rënies në javët në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *