Dita e parë e vitit akademik ka nisur me tensione në disa fakultetet, për shkak të kontrolleve që po iu bëhen studentëve në hyrje të çdo fakultetit për vaksinën ose testin anti-Covid.

 

Disa prej studentëve, të ftuar në “Quo Vadis”, kanë treguar arsyet e refuzimit të vaksinës. Ata shprehen njëzëri se vaksina nuk i bind.

 

“Nuk jam i bindur që vaksina mbron dhe për efektet aftagjata të saj. Unë sot kam vendosur që mos ta zbatoj urdhrin. Më lanë që të kaloja, edhe pse nuk e kisha certifikatën e vaksinimit. Lirinë përt vaksinim, mua ma lejon kushtetuta.”

“Studentët e vitit të parë ishin ata me numrin më të lartë të të vaksinuarve, ndoshta për shkak të moshës dhe frikës.”

“Nuk kam një arsye shëndetsore për ta bërë vaksinën, përpos se nuk kam argumente bindëse.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *