Subscribe

Është ndarë këtë të mërkurë nga jeta regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani.

 

Artisti i mirënjohur është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare. Informacionet bejne me dije se ai ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak në një spital të Romës.

 

Humbja e tij i ka dhënë një goditje të fortë bashkëshortes së tij, aktores së njohur Luiza Xhuvani, fëmijëve por edhe miqve e të njohurve.

 

Ai do të kujtohet si një nga artistët më të spikatur të skenës shqiptare. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *