Aktorja amerikane, Lisa Banes është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, pasi u përplas nga një skuter në New York.

 

Autoritetet thanë se Banes u godit nga një skuter, teksa po ecte nëpër një vendkalim për këmbësorë në Manhattan më 4 qershor. Për këtë aksident, nuk ka asnjë të arrestuar.

 

Banes u bë e famshme me rolin e Marybeth Elliott, nënës së Amy në filmin me titull “Gone Girl”.

 

Banes lindi në Cleveland, Ohio dhe u shqua në vitet 1980 në një larmi shfaqjesh televizive dhe shfaqjeve në skenën e teatrit në Broadway.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *