Arrestohen 4 edukatore pasi ushtronin dhunë kafshërore ndaj fëmijëve. Policia italiane ka vënë në pranga 4 edukatore në Bari, pasi sipas mediaset, ato ushtronin dhunë verbale dhe joverbale në forma nga më të ndryshmet ndaj fëmijëve.

 

Sipas mediaset, edukatoret i rrihnin fëmijët duke i gjuajtur në krah ose fytyrë ose i tërhiqnin zvarrë. Ato sipas autoriteteve, i detyronin fëmijët që të rinin me kokën poshtë dhe në momentin që dikush prej tyre ngrinte kokën lartë, edukatoret i hidhnin mbi tryezë dhe i kërcënonin me vdekje.

 

Katër mësueset ishin zëvendësuese në kopësht. Tre prej tyre punonin në tre kopshte të tjera ndërsa njëra jepte mësim në një shkollë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *