Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Informaliteti”, nga ku u arrestuan 15 administrator të shoqërive dhe kompanive të ndryshme.

 

Shtetasit e ndaluar sipas policisë janë:  B. P., I. D., H. S., F. F., Sh. P., A. B., Sh. J., M. N., P. B., V. M., A. L., R. K., R. R., V. K dhe Rr. B.

 

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme ekonomike si: Ndërtime konstruksion godinash, ndërtime të ndryshme, import, eksport, tregëtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme industrial, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lëndë të para, materiale ndërtimi, personat e arrestuar kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive në total në vlerën 182.677.020  lekë me TVSH 25.704.243 lekë të reja. Shitjet, sipas policisë, janë kryer vetëm tek një subjekt tregëtar për të cilin nuk jepen të dhënat për arsye hetimi.

 

Nga analizimi i librave të blerjes rezultoi se shoqëria në total nuk ka kryer asnjë blerje ose importe sipas deklarimeve të subjektit në organin tatimor. Subjekti gjithashtu nuk ka berë asnjë deklarim tjetër në organin tatimor.

 

Në kuadër të këtij proçedimi janë shpallur në kërkim edhe disa shtetas, ku për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjëra.

 

Shtetasit e arrestuar akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *