Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela për t’i ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë .

 

Çela është dënuar me 3.4 vite burg me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pasi sipas Prokurorisë ka ndihmuar në trafikun e drogës në grupin e Habilajve.

 

Çela u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës në maj të vitit të shkuar.

 

Si pjesë e kësaj dosje është hetuar e gjykuar edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *