Subscribe

Sali Berisha  do të qëndrojë i izoluar në shtëpi edhe me vendim të Apelit të Posaçëm. Verdikti që u shpall sot nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, nuk u prit mirë nga avokati i ish- kryeministrit.

Genc Gjokutaj e cilësoi skandal vijimin e masës së sigurisë arrest në shtëpi.

“SPAK po merret me lojën e kungulleshkës, provat që paraqet mbrojtja nuk i pranojnë, SPAK po bën akt antikushtetues, një skandal i radhës, ne do të vijojmë rrugën ligjore”, tha ai.

Mbrojtësit e Berishës thonë se arresti në shtëpi ndaj deputetit Berisha është antikushtetues.

Sali Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion me privatizimin e ish kompleksit sportiv partizani që dikur ishte një pronë publike.

Prokuroria thotë se Berisha nxorri akte nënligjore që të favorizonte dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Edhe ky i fundit u la në izolim shtëpiak nga Apeli i Posaçëm, po sot. Ndërsa ditë më parë të njëjtën vendimmarrje e pati edhe Gjykata e Lartë.

Deri më tani, berisha ka dështuar në të gjitha betejat e tij ligjore për të rifituar lirinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *