Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i PE-së në Tiranë, David Sassoli zhvilluan këtë të hënë një konferencë të përbashkët, ku diskutuan për integrimin dhe paketën e miratuar së fundmi “Anti-KÇK”.

 

Kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë që nuk vërtetëojnë pasurinë do të hetohen për pastrim parash.

 

“Puna jonë vijon sikur të ishin hapur negociatat sepse na e kërkon domosdoshmëria për ta kthyer vendin në shtet me standardet e BE-së. Qoftë vettingu qoftë kjo janë dardha që e ka bishtin mbrapa, nuk mbaron me kaq. SPAK-u do të thërrasë ata që janë përjashtuar se nuk justifikojnë pasurinë. Po kështu rasti i paketës, nëse ata që nuk do të vërtetojnë pasurinë jo vetëm që do ta humbasin, por do të hetohen për pastrim parash. Përpara nuk bëhej se nuk e kishim SPAK-un, nuk mund të dërgonim dosjet atyre të KÇK-së, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, që janë për të ikur, sikur është rasti i fundit, apo ka pasur raste flagrante. Tani kemi mekanizmin e parë”, deklaroi Rama.

 

Po ashtu, kryeministri shpjegoi se këtë paketë ia ka bërë të qartë edhe presidentit të PE-së, David Sassoli. Ky i fundit mbërriti këtë të hënë në Tiranë për të zhvilluar takime dyditore me krerët shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *