Një anëtar i Forcave Ajrore të SHBA-së është vetëflijuar përpara ambasadës izraelite në Uashington. Lajmi njoftohet nga mediat vendase, teksa ende nuk jepen detaje mbi ngjarjen e rëndë.

Ai u identifikua nga policia si Aaron Bushnell, 25 vjeç, nga San Antonio, Teksas.

Oficerët e Shërbimit Sekret të SHBA-së shuan flakët para se burri të dërgohej në spital me lëndime të rënda. Megjithatë, ai nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të marra.

Para se t’i vinte flakën vetes, ai tha se nuk do të ishte më bashkëpunëtor në gjenocid./vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *