Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më keni braktisur!

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet...

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh...

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama...

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës janë...

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do të mbahet...

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet në ushtri...

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit...

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse godet jahtin...

Analiza: Një luftë Iran-Izrael mund ta çojë rajonin “në pikën më të rrezikshme”

Radio Europa e Lire
7 Gusht 12:14

Lindja e Mesme përballet me krizën më të madhe ndër vite, teksa po përgatitet për një luftë të mundshme mes Iranit dhe Izraelit, që mund ta përfshijë të gjithë rajonin.

Vrasja e Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Teheran më 31 korrik, që dyshohet se u krye nga Izraeli, e ka çuar rajonin buzë luftës në shkallë të plotë.

Lexo edhe :

Related Posts

Netanyahu thirrje izraelitëve: Qëndroni të qetë, ne jemi gati për të sulmuar dhe për t'u mbrojtur

Një përgjigje e madhe ushtarake nga Irani kundër Izraelit, përgjigje për të cilën Teherani ka premtuar, mund të çojë në një luftë në shkallë të gjerë që do ta vendoste Iranin dhe bashkëpunëtorët e tij rajonalë kundër Izraelit dhe SHBA-së, thanë ekspertët.

“Mendoj se kjo është hera e parë që ne po shkojmë drejt një konfrontimi të mundshëm rajonal në shkallë të plotë”, tha Raz Zimmt, hulumtues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, me seli në Izrael.

“Është vetëm çështje kohe”

Rajoni po përgatitet për një përgjigje nga Irani që nga vrasja e Haniyehut, i cili u vra në një lagje të pasur të Teheranit, disa orë pasi mori pjesë në inaugurimin e presidentit Masud Pezeshkian.

Irani ka fajësuar drejtpërdrejt Izraelin, i cili nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen. Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është zotuar për një përgjigje ushtarake. Ai raportohet se ka miratuar një përgjigje të tillë.

Vrasja e Haniyehut ndodhi disa orë pasi Izraeli vrau një komandant të lartë të Hezbollahut – grupit libanez që ka mbështetjen e Iranit, të cilin SHBA-ja e ka shpallur grup terrorist – në Bejrut. Edhe një pjesëtar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit u vra në sulmin ajror izraelit të 30 korrikut.

Në prill, Irani dhe Izraeli u duk se ishin buzë një lufte, pasi Teherani kreu një sulm të paprecedent të drejtpërdrejtë ajror ndaj armikut të tij të përbetuar. Disa ditë më vonë, një sulm ajror, që dyshohet se u krye nga Izraeli, goditi një bazë ushtarake në periferi të qytetit iranian të Isfahanit.

Sulmi i Iranit ishte kundërpërgjigje ndaj një sulmi të dyshuar izraelit në ndërtesën e Ambasadës iraniane në Damask më 1 prill, që la të vrarë shtatë komandantë iranianë. Breshëria e Teheranit kundër Izraelit më shumë u pa si mesazh që synonte të pengonte sulmet izraelite në të ardhmen, thanë ekspertët. Por, përgjigja e Iranit për vrasjen e Haniyehut në tokën iraniane mund të nxisë një veprim më të ashpër. “Ka më shumë gjasa që ne të shohim një sulm të kombinuar, të orkestruar” nga Irani dhe i ashtuquajturi “bosht i rezistencës” kundër Izraelit, tha Zimmt.

“Boshti i rezistencës” është një rrjet i grupeve militante dhe i bashkëpunëtorëve të Iranit që e ndihmojnë Teheranin të kundërshtojë Izraelin dhe SHBA-në. “Dhe mendoj se kjo e bënë edhe më të ndërlikuar situatën sepse pasojat e një sulmi iranian dhe të Hezbollahut me gjasë do të jenë më të rënda sesa ajo çfarë ndodhi në prill. Kjo sigurisht që na sjell më afër një fushate rajonale”, tha ai.

Hezbollahu dhe grupet militante që mbështeten nga Irani në Irak, Siri dhe Jemen kanë kryer sulme kundër Izraelit, pasi ai nisi luftën shkatërruese në Gazë. Lufta në Gazë nisi pak pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, kur vrau afër 1.200 persona.

Edhe pse armiqësitë e Iranit me Izraelin u zvogëluan pas prillit, ishte “vetëm çështje kohe para fazës së re të konfrontimit direkt” mes dy armiqve, tha Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë. “Ky mund të jetë momenti më i rrezikshëm në rajon në vitet e fundit”, shtoi ai.

Vështirë që të frenohet

Ka pasur përpjekje diplomatike në rajon për të ulur tensionet e përshkallëzuara midis Iranit dhe Izraelit. Ministri i Jashtëm i Jordanisë realizoi një vizitë të rrallë në Teheran më 4 gusht, gjatë të cilës ai bëri thirrje për paqe. Irani ka insistuar se nuk po kërkon që të përshkallëzojë tensionet, por ka “të drejtë legjitime” që të godasë Izraelin.

“Për sa i përket shkeljes flagrante të integritetit tonë territorial ne nuk do të bëjmë asnjë kompromis”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani më 5 gusht. Një luftë e drejtpërdrejt Iran-Izrael me gjasë do ta tërhiqte në konflikt të gjithë rajonin, përfshirë bashkëpunëtorët e Teherani: Hezbollahun në Liban, rebelët Huthi në Jemen dhe milicitë proiraniane në Irak.

Çdo konflikt me gjasë do ta tërhiqte edhe SHBA-në, aleaten kyçe të Izraelit, e cila ka dërguar luftanije dhe avionë luftarakë shtesë në rajon. Më 5 gusht, një zëdhënës i SHBA-së konfirmoi se “disa” pjesëtarë të personelit amerikan u plagosën gjatë një sulmi me raketë në një bazë ushtarake në Irak. Përgjegjësinë për këtë sulm e morën luftëtarët proiranianë.

Ali Vaez, drejtor i Projektit të Iranit në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, tha se sinjalet nga Teherani sugjerojnë se “ata synojnë një përgjigje më të gjerë” me pasoja më drastike. Nëse sulmi i mundshëm i Iranit shkakton dëme të konsiderueshme dhe viktimave, “frenimi i ciklit përshkallëzues bëhet edhe më i vështirë”, paralajmëroi Vaez.

“Kjo padyshim është situata më e afërt kur ne kemi qenë” për një përballje të drejtpërdrejtë mes Iranit, Izraelit dhe aleatëve të tyre, tha ai./REL/

Posted Under:
Opinion
Tagged:
Analize Izrael lufte

Nga e njëjta kategori

Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?

më shumë...

Dronët ukrainas që po godasin arkën e luftës së Rusisë

më shumë...

“Lokalet” në Kosovë do të sjellin ndryshim pushteti në veri

më shumë...

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:45

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më...

10:17

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin,...

10:07

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që...

9:55

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë,...

9:30

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët...

9:25

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e...

8:26

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do...

7:52

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet...

7:31

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut...

7:18

Avokati i familjes Osmani: Nuk kemi asnjë...

7:00

Shpërthim me lëndë plasëse në Prizren

6:31

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse...

6:14

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi...

6:09

Shenjat e Horoskopit që do të kenë...

5:38

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i...

5:30

Samiti i G7 në Evian të Francës,...

5:22

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë,...

5:10

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

5:04

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës...

4:41

Vetëvendosje shkon në 52 mandate! Diaspora, “lumë”...

Më të klikuarat

  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i 45-vjeçarit zbriti ng...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.