Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley theksoi sot se Uashingtoni nuk e konsideron më largimin e presidentit sirian, Bashar Al Asad si një prioritet për t’i dhënë fund konfliktit në vend.
“Duhet t’i zgjedhim betejat tona”, tha Nikki Haley para një grupi gazetarësh në selinë e OKB-së, në Nju Jork.
“Nëse e shihni situatën, duhet të ndryshojmë prioritetet tona dhe prioriteti jonë nuk është të qëndrojmë të ulur atje, të përqëndrohemi të largojmë Asadin”, deklaroi ajo.




