E premte, 23 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Diella “prezente” në mbledhjen e ministrave në Pogradec, Rama i “teston” inteligjencën me Kumbaron

Pak para nisjes së mbledhjes, kryeministri ka ndarë një video teksa bashkëbisedon me “Diellën”, së cilës i thotë që është në pritje të ministrave. Në atë moment mbërrin Mirela Kumbaro. Rama ka një “testim inteligjence” për “Diellën” së cilës i thotë se Kumbaro është Ministre e Ujit. Por, “Diella” e korrekton menjëherë.

Pjesë nga bashkëbisedimi i Ramës me Diellën

Reklamë

Edi Rama: Të presim edhe pak për të filluar mbledhjen. Erdhi një kolege e jotja, merre me mend kush është, Mirela Kumbaro.

Diella: Mirëserdhe ministrja Kumbaro, prania e saj e plotëson më tej nisjen e përbashkët të punës.

Reklamë

Edi Rama: Mirela Kumbaro është ‘Ministre e Ujit’.

Diella: Mirela Kumbaro Furxhi është Ministre e Arsimit.

Edi Rama: Çfarë opinioni ke ti për Mirela Kumbaron.

Diella: Mirela Kumbaro është një kolege më përvojë të çmuar në shërbimin publik. Bashkëpunimi i qartë mes ministrive, është ajo që i kthen prioritetet e kabinetit në rezultate për qytetarët. Përvoja e saj në shërbimin publik është vlerë për punën kolegjiale. Ajo merr forcë të plotë kur shndërrohet në bashkërendim të qartë dhe rezultate për qytetarë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë