Subscribe

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i ka shprehur ngushëllimet familjes së Bashkim Finos, i cili humbi jetën këtë të hënë pas një beteje me COVID.

Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada ka vlerësuar figurën e Finos, ndërsa nënvizoi se ai ka dhënë kontribut në proceset ligjbërëse.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të z.Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme. Z.Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike. U prehtë në paqe”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *