Në organizimin e një qyteti, pazari ështe pjesa më aktive. Aty kryhet pjesa më e madhe e prodhimit zejtar, bëhet këmbimi i mallrave, shitja e prodhimeve zejtare, bujqësore, blegtorale.

 

Pazari jeton me pulsin e kohës, e ndien më i pari ritmin e jetës e i përshtatet atij. Ai përhap impulset e qytetit të vet dhe, në të njëjtën kohë, përçon tek ai impulset e botës që rrethon. Pazari bëhet kështu ndërlidhësi më i drejtpërdrejt dhe i menjëhershëm i qendrës me krahinën, i qëndrave dhe vendeve të ndryshme. Kështu dhe historia e Korçës nuk mund të dalë e plotë pa historinë e tregut të saj.

 

Pazari i Korçës arriti kulmin e fuqisë se tij gjatë gjysmës së dvtë të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX. Ndërtimet që kanë mbetur deri në ditët tona nga ky pazar, i përkasin pikërisht kësaj periudhe gjatë së cilës u krye plotësisht rindërtirni i tij sipas kritereve të përparuara urbanistike dhe arkitektonike. Për pamjen fillestare të pazarit të Korçës kemi vetëm të dhëna të tërthorta.

 

Në kodikun e Mitropolisë së Korçës dhe të Selasforit janë regjistruar kronika për tre zjarre të fuqishme, sipas tyre, më 19 qershor të vitit 1822 (i cili u dogj i gjithi), me 12 prill të 1858 natën shpërtheu një zjarr të cilin e bëri pazarin shkrumb e hi. Më 13 gusht 1879, ditën e hënë në orën 1.30 të natës shpërtheu në treg një zjarr i madh i cili bëri shkrumb e hi 600 dyqane ….. shpëtuan 100 dyqane anës tregut. Këto të dhëna lënë të kuptosh që materialet e përdorura për ndërtim janë prej druri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *