E premte, 30 Tetor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Bashkëpunim i lartë me SHBA për mbrojtjen kibernetike”, ministri Nufi: Masa të shtuara për emergjencat

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar si shtet anëtar i NATO-s, duke marrë përgjegjësitë e saj për sigurinë rajonale dhe më gjerë, si dhe duke vijuar modernizimin e Forcave të Armatosura dhe zhvillimin e industrisë ushtarake vendase.

Në një konferencë për media, Nufi theksoi edhe masat e marra për përballimin e emergjencave civile gjatë sezonit veror, si dhe forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike.

Reklamë

“Shqipëria, e angazhuar plotësisht si shtet aleat në NATO me përgjegjësitë e saj drejt sigurisë rajonale e më gjerë, si dhe e përkushtuar në modernizimin e vazhdueshëm të Forcave tona të Armatosura, zhvillojmë më tej industrinë ushtarake dhe bëhemi gati me masa të qarta në përballimin e emergjencave civile përgjatë sezonit veror”, tha Nufi.

Ai shtoi se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes kibernetike është në nivel të lartë, duke nënvizuar gatishmërinë e strukturave shqiptare për t’u përballur me sulme të mundshme.

“Kemi marrë masa të mëdha për mbrojtjen kibernetike. Bashkëpunimi që kemi me SHBA-në, veçanërisht në komandën kibernetike, është shumë i lartë. Jemi të gatshëm të përballojmë çdo sulm kibernetik. A jemi imunë ndaj çdo sulmi? Nuk e besoj, por niveli i përgatitjes së strukturave tona është shumë i lartë”, tha ministri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë