Aktorja HoYeon Jung është bërë aktorja koreane më e ndjekur në Instagram, falë serialit “Squid Game”, duke fituar menjëherë simpatinë e publikut.

 

Ajo që ka tërhequr vëmendje së fundi është se ylli i “Squid Game” ka shtuar në listën e saj të personave edhe këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

 

Aktorja, e cila luan rolin e Kang Sae-byeok, ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe kjo dukshëm është shpalosur në numrin e ndjekësve në Instagramin e saj.

 

Në vetëm disa javë numri i ndjekësve të aktores është rritur nga 400.000 në 16.4 milion ndjekës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *