Aktori i njohur francez, Gaspard Ulliel është ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare.

Ai humbi jetën në një aksident teksa ishte duke bërë ski. Ulliel u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të shpëtonte.

37-vjeçari fitoi vëmendjen ndërkombëtare për performancën e tij si kanibali i famshëm në “Hannibal Rising”, si dhe mbarte rolin protagonist në serialin televiziv “Moon Knight” që do të transmetohej në Disney+ në mars.

Po ashtu, ai kishte edhe një karrierë mjaft të suksesshme si model.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *