Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit në Ishull-Shëngjinit.

Nje automjet tip “Benz”, ku udhetonin dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes në anë të sajë. Për pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, 24-vjeçari me iniciale D.D.

Ndërkohë, pasagjeri është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *