Momente paniku kaluan pasagjerët në një aeroplan të Virgin Australia Boeing 737-800 të nisur për në Melburn, Australi, kur shpërtheu një zjarr në motor dhe avioni bëri një ulje emergjente në Invercargill, Zelanda e Re, sot të hënën.

Në aeroplan ndodheshin 67 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas Associated Press, incidenti mund të ketë ardhur nga një “goditje e mundshme e shpendëve”, tha shefi operativ i linjës ajrore, Stuart Eggs, në një deklaratë të dërguar me email. Flakët u vunë re menjëherë pasi avioni u ngrit nga aeroporti i Queenstown.

Pasagjerët e tmerruar në një fluturim nga Zelanda e Re në Australi kanë parë një nga motorët e avionit të tyre të Virgin Australia duke marrë flakë vetëm disa sekonda pas nisjes.

Asnjë informacion i mëtejshëm për atë që ndodhi në kohën e incidentit nuk u publikua, tha Kathryn Need, një zëdhënëse e aeroportit.

Pasagjerët do të akomodohen në Invercargill gjatë natës dhe do të vazhdojnë udhëtimin e tyre me fluturime të reja. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *