Një aksident i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Vlorë–Orikum, në zonën e Radhimës. Sipas burimeve zyrtare nga policia, një automjet tip “Volkswagen”, me targa AB087LB, që drejtohej nga shtetasi G.D., është përplasur me katër kuaj që ndodheshin në mes të rrugës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të katër kafshët ngordhën në vend. Nga aksidenti nuk ka të lënduar në njerëz.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara në momentin e ngjarjes. Megjithatë, testi i alkoolit ndaj tij ka rezultuar negativ (0.00 mg/l).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
/vizionplus.tv





