Subscribe

Tetë persona kanë përfunduar  në spital me dëmtime të ndryshme, pas një aksidenti në të cilin u përfshinë 4 automjete. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të autostradës Plepa-Rrogozhinë, ndërkohë që shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia e qarkullimit rrugor.

Nga përplasja që ndodhi sapo përfundon mbikalimi i Plepave me drejtim Rrogozhinën, 8 persona, midis tyre 3 fëmijë përfunduan në spitalin e Durrësit.

Nga këta, vetëm një grua ka pasur dëmtime më të shumta, ndërsa të tjerët kanë marrë dëmtime të lehta.

Burime nga vendngjarja bënë të ditur se asnjë prej të plagosurve nuk  është në gjendje të rëndë.

Automjetet e dëmtuara janë lëvizur nga vendngjarja, ndërsa efektivët e qarkullimit rrugor kanë ndërhyrë për normalizimin e trafikut.

Nga të dhënat e para mendohet se shpejtësia dhe lagështia në rrugë kanë ndikuar në përplasjen e 4 automjeteve./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *