E premte, 6 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Ekonomi

Administrimi i TVSH-së

Qeveria nuk tërhiqet nga koncesioni në administrimin e TVSH-së. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka mbledhur këtë pasdite Këshillin Tatimor, për t’i prezantuar nismën dhe mënyrën se si do të funksionojë platforma teknologjike e kompanisë që do të fitojë tenderin. Tashmë financat kanë përfunduar edhe studimin fizibilitetit dhe janë drejt hartimit të termave përfundimtare që do të ketë kontrata. Një pjesë e mirë e anëtarëve të Këshillit Tatimor, janë ekspertë të cilët kanë kundërshtuar projektin e qeverisë për lënien në dorën e sektorit privat të të dhënave që vijnë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Megjithatë vetë ministri është shprehur i vendosur dhe tha se diskutime do të ketë vetëm për detajet dhe jo për faktin nëse ky koncesion do të jepet apo jo si shërbim te një firmë private.

Më shumë video

Reklamë