Dashuritë e Shekspirit dhe romantikëve botëror nuk janë asgjë krahasuar me dashuritë e Hollywood-it! Dhe këtë e themi duke parë një sërë lidhjesh: që ndodhin sa hap e mbyll sytë, që ndodhin dhe nuk e merr vesh kush për vite me rradhë ose ndodhin dhe mbarojnë pa e kuptuar edhe protagonistët vetë.

 

 

Të gjithë e mbajmë mend historinë Rihanna-Drake, ku të dy shprehnin një lloj dashurie për njëri tjetrin, por askush nuk pranoi asgjë. E në fund morëm vesh vetëm që u ndanë, raporton Blitz.al

 

 

E njëjta gjë duket se do të ndodhë edhe me Bebe Rexha-n dhe reperin e ri, G-Eazy. Ata të dy kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin që në fillimet e tyre, në këngën “Me, Myself & I” e më pas në “F.F.F/ Fuck Fake Friends”.

 

 

Afërsia që dy artistët kanë treguar dhe daljet shpesh me njëri tjetrin kanë dhënë idenë se Bebe dhe G janë në një marrëdhënie me njëri-tjetrin. Përveç kësaj, është vetë Rexha ajo që i fryn zjarrit me postim e saj në Instagram. “I jam shumë mirënjohëse këtij”, – shkruan në një postim Bebe ku shfaqet përkrah Eazy. Ndërkohë para një ditë ajo postoi një foto sërish bashkë me reperin, i cili po e puth në kokë dhe shkruan: “Bae/Before Anyone Else/Para të gjithëve!”.

 

 

A janë ata të dy të lidhur? Askush se di me të vërtetë! A e dinim që Rihanna dhe Drake ishin bashkë? As këtë s’e dinte njeri me të vërtetë!

 

 

Shpresojmë që ky mos të jetë një trend i ri në Hollywood sepse do të jemi gjatë gjithë kohës me “zemrën në dorë”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *