Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

Trump dhe Putin takohen sot në Alaska, Shtëpia e Bardhë publikon agjendën

15 Gusht 09:49

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të zhvillojnë sot një takim historik në Alaska, i paralajmëruar prej disa javësh, me theks të veçantë në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sipas agjendës së publikuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Trump do të niset nga Uashingtoni në orën 06:45 të mëngjesit sipas orës lokale (EDT) dhe do të mbërrijë në Anchorage të Alaskës. Takimi me presidentin Putin është planifikuar të nisë në orën 11:00 me kohën lokale (20:00 BST) dhe pritet të zgjasë rreth shtatë orë.

Pas përfundimit të bisedimeve, Trump do të largohet nga Alaska në orën 17:45 me orën lokale.

Në një deklaratë të dhënë një ditë më parë nga Shtëpia e Bardhë, Trump la të kuptohet se një takim i dytë me pjesëmarrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe disa liderëve evropianë mund të zhvillohet në të ardhmen. “Do të kemi një takim me presidentin Putin, presidentin Zelensky, mua dhe ndoshta do të sjellim edhe disa nga udhëheqësit evropianë. Ndoshta jo,” u shpreh ai.

Ndërkohë, Trump ka minimizuar rëndësinë e këtij takimi të parë, duke e cilësuar atë si një hap përgatitor për një samit të dytë më gjithëpërfshirës.

Lufta në Ukrainë, e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022 me një sulm në shkallë të plotë, mbetet çështja kryesore në rendin e ditës. Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump ka premtuar vazhdimisht se do ta përfundonte shpejt këtë konflikt dhe ka shprehur bindjen se një marrëveshje paqeje mes Putinit dhe Zelenskyt është e arritshme.

I pyetur nëse do të pranonte një reduktim të pranisë së trupave të NATO-s në Evropë si pjesë e një marrëveshjeje me Rusinë, Trump u shpreh se një propozim i tillë ende nuk i është paraqitur.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Bota
Tagged:
agjenda alask takimi trump putin

Nga e njëjta kategori

Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra

më shumë...

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

më shumë...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni 76-vjeçar

më shumë...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve Rusi-BE

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:04

Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja...

11:04

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica...

10:36

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb...

10:10

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin...

9:29

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

8:57

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona...

8:22

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në...

7:38

U konfliktuan me lopata dhe mjete të...

7:36

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin...

6:47

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë...

6:41

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri...

6:24

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari...

6:11

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

5:32

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh,...

5:11

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon...

5:06

Takimi i Ramës me të deleguarit për...

4:57

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve:...

4:46

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për...

4:13

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori...

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.