Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 August 2026
Vizion fokus

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës, flakët rrezikojnë...

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt teknik

Aksident me vdekje në Durrës

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei është...

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë, u kap...

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën...

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë operacionet parandaluese...

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve qytetarët nisin...

I nxehti ekstrem, shënohen temperatura rekord në Austri

Tunel i fshehtë nën kufirin e BE-së, Lituania zbulon...

Rëndohet situata nga zjarret në Delvinë, flakët favorizohen nga era! Situatë kritike edhe në Gjirokastër

13 Gusht 17:57

Në Delvinë situata e zjarrit vijon të jetë problematike. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjendja është rënduar sepse flakët kanë depërtuar në lagjen Kasapaj, në banesa.

Banorët e lagjes Kasapaj në Delvinë janë evakuuar plotësisht. Zjarri rrezikoi edhe sot puset e gazit në këtë lagje, por efektivët e ushtrisë po e mbajnë nën kontroll situatën. Forcat zjarrfikëse e kanë përqëndruar punën në Kasapaj për të vendosur nën kontroll flakët, ndërsa në orët e pasdites ndërhyri nga ajri një avion Canadair i dërguar nga Italia.

Po ashtu, zjarri po zhvendoset edhe drejt Gjirokastrës. Lazarati është fshati më i rrezikuar për momentin. Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës kanë nisur operacionin për shuarjen e zjarrit bashkë me disa banorë të fshatit. Situata vlerësohet si kritike dhe nuk dihet deri në cilën zonë do të arrijnë flakët.

Në operacion për vendosjen nën kontroll të zjarreve po marrin pjesë edhe 2 helikopterë çek dhe sllovak në ndihmë të forcave tokësore.

Vatra zjarri ka edhe në fshatin Tremul, njësia administrative Aliko, bashkia Finiq, ku situata është e rënduar pasi rrezikohen banesat. Në terren ndodhen 2 mjete zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri vijon aktiv edhe në Dhivër të Finiqit, mbi Syrin e Kaltër. Edhe në fshatin Bistricë ka prezencë të flakëve në lartësi të malit, por për momentin nuk ka rrezik për banesat.

Banorët e Delvinës u përballën me një situatë jashtëzakonisht të vështirë gjatë natës duke u gdhirë e mërkura, teksa flakët, të shtyra nga era u përhapejn me shpejtësi duke rrethuar brenda pak orësh qytetin.

Pamjet apokaliptike bënë që familje të tëra të përfshihen nga paniku, ndërsa autoritetet  u detyruan të evakuojnë lagjet e rrezikuara.

 

Banorët e Delvinës janë detyruar të kalojnë natën në qiell të hapur, teksa pohojnë se dëmet kanë qenë të mëdha edhe në tokat bujqësore.

Rreth 10 persona, mes tyre 4 ushtarakë kanë marrë ndihmë mjekësore për shkak të asfiksisë.

Personeli mjekësor ka ndërhyre menjëherë për të ofruar ndihmën e nevojshme, duke u kujdesur për stabilizimin e gjendjes së tyre.

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
Delvine Gjirokastër Vizion Plus Zjarret

Nga e njëjta kategori

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës, flakët rrezikojnë banesat

më shumë...

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt teknik

më shumë...

Aksident me vdekje në Durrës

më shumë...

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar (EMRI)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:44

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës,...

10:41

Shpërthen makina në Tiranë, shkak një defekt...

10:36

Aksident me vdekje në Durrës

10:20

Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem...

10:06

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë,...

9:50

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja...

9:43

Kreu i ushtrisë izraelite: Do të vijojmë...

9:37

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën...

9:31

Dita e 67 e protestës, pas fjalimeve...

9:20

Ushqimet që ndihmojnë në forcimin e kockave...

8:56

Zjarri në Rriban, deputeti Jahaj dhe kryebashkiaku...

8:56

I nxehti ekstrem, shënohen temperatura rekord në...

8:37

Tunel i fshehtë nën kufirin e BE-së,...

8:11

Salah surprizon me numrin në fanelë, 10-ta...

8:06

Zelensky i kërkon NATO-s më shumë ndihmë...

7:51

Pesë ushqime që ndihmojnë në forcimin e...

7:18

Tifozët duartrokasin gjestin e Muçit pas transferimit...

7:01

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën...

6:44

Berat Gjimshiti largohet pas 9 sezonesh nga...

6:24

Nënshkruhet Akti i Themelimit dhe Statuti i...

Më të klikuarat

  • Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...
  • “Mos trego se do të të vras familjarët”, pasi e p*rdhunonte...
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar (E...
  • “Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plag...
  • Tragjike/Rrufeja vret futbollistin gjatë ndeshjes, plagosen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.