Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 August 2026
Vizion fokus

Dita e 66 e protestës, qytetarët marshojnë në rrugë

Zjarret e qëllimshme, mbi 400 të arrestuar në Francë

“Çmendet” moti! Bota në “luftë” me zjarret, Zelanda e...

“Kur fati të troket 2 herë në jetë”, hodhi...

BE-ja shpreh mbështetjen për Spanjën pas krizës në Ceuta,...

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë sëbashku në Durrës,...

I nxehti ekstrem “pushton” Korenë e Jugut, humbin jetën...

Horror në Greqi, djali mban trupin e babait të...

Situatë alarmante në Rriban të Mallakastrës, zjarri i afrohet...

E BUJSHME/ Armando Broja shumë pranë skuadrës me histori...

Rëndohet situata nga zjarret në Delvinë, flakët favorizohen nga era! Situatë kritike edhe në Gjirokastër

13 Gusht 17:57

Në Delvinë situata e zjarrit vijon të jetë problematike. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjendja është rënduar sepse flakët kanë depërtuar në lagjen Kasapaj, në banesa.

Banorët e lagjes Kasapaj në Delvinë janë evakuuar plotësisht. Zjarri rrezikoi edhe sot puset e gazit në këtë lagje, por efektivët e ushtrisë po e mbajnë nën kontroll situatën. Forcat zjarrfikëse e kanë përqëndruar punën në Kasapaj për të vendosur nën kontroll flakët, ndërsa në orët e pasdites ndërhyri nga ajri një avion Canadair i dërguar nga Italia.

Po ashtu, zjarri po zhvendoset edhe drejt Gjirokastrës. Lazarati është fshati më i rrezikuar për momentin. Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës kanë nisur operacionin për shuarjen e zjarrit bashkë me disa banorë të fshatit. Situata vlerësohet si kritike dhe nuk dihet deri në cilën zonë do të arrijnë flakët.

Në operacion për vendosjen nën kontroll të zjarreve po marrin pjesë edhe 2 helikopterë çek dhe sllovak në ndihmë të forcave tokësore.

Vatra zjarri ka edhe në fshatin Tremul, njësia administrative Aliko, bashkia Finiq, ku situata është e rënduar pasi rrezikohen banesat. Në terren ndodhen 2 mjete zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri vijon aktiv edhe në Dhivër të Finiqit, mbi Syrin e Kaltër. Edhe në fshatin Bistricë ka prezencë të flakëve në lartësi të malit, por për momentin nuk ka rrezik për banesat.

Banorët e Delvinës u përballën me një situatë jashtëzakonisht të vështirë gjatë natës duke u gdhirë e mërkura, teksa flakët, të shtyra nga era u përhapejn me shpejtësi duke rrethuar brenda pak orësh qytetin.

Pamjet apokaliptike bënë që familje të tëra të përfshihen nga paniku, ndërsa autoritetet  u detyruan të evakuojnë lagjet e rrezikuara.

 

Banorët e Delvinës janë detyruar të kalojnë natën në qiell të hapur, teksa pohojnë se dëmet kanë qenë të mëdha edhe në tokat bujqësore.

Rreth 10 persona, mes tyre 4 ushtarakë kanë marrë ndihmë mjekësore për shkak të asfiksisë.

Personeli mjekësor ka ndërhyre menjëherë për të ofruar ndihmën e nevojshme, duke u kujdesur për stabilizimin e gjendjes së tyre.

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
Delvine Gjirokastër Vizion Plus Zjarret

Nga e njëjta kategori

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë sëbashku në Durrës, Lamallari: Garanci më shumë për qytetarët dhe turistët

më shumë...

Situatë alarmante në Rriban të Mallakastrës, zjarri i afrohet banesave

më shumë...

Situatë dramatike nga zjarri në Rriban të Mallakastrës, policia evakuon 15 familje

më shumë...

Tre turistë gjermanë bllokohen në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:49

Dita e 66 e protestës, qytetarët marshojnë...

9:33

“Nuk kemi marrëveshje”, Kurti flet pas takimit...

9:33

A duhet ta kontrolloni telefonin e partnerit/es?

8:57

Vendosni një gjethe dafine në lavatriçe gjatë...

8:43

Zjarret e qëllimshme, mbi 400 të arrestuar...

8:34

“Çmendet” moti! Bota në “luftë” me zjarret,...

8:13

“Kur fati të troket 2 herë në...

8:04

Shpëtohen tre turistët gjermanë që kishin mbetur...

7:59

BE-ja shpreh mbështetjen për Spanjën pas krizës...

7:53

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë sëbashku...

7:41

I nxehti ekstrem “pushton” Korenë e Jugut,...

7:24

Situatë alarmante nga zjarret në vend, ja...

7:20

Horror në Greqi, djali mban trupin e...

7:07

Situatë alarmante në Rriban të Mallakastrës, zjarri...

6:37

E BUJSHME/ Armando Broja shumë pranë skuadrës...

6:32

Situatë dramatike nga zjarri në Rriban të...

6:16

Tre turistë gjermanë bllokohen në malin e...

6:11

Rubio: Kemi përparim në bisedimet me Iranin...

5:40

Dua Lipa dhe Callum Turner bëjnë paraqitjen...

5:09

Ministria e Jashtme e Katarit: Një marrëveshje...

Më të klikuarat

  • Vritet 38-vjeçarja britanike në Athinë, kamerat filmojnë kam...
  • Zjarret katastrofike në Greqi, arrestohet kryebashkiaku në r...
  • EMRAT/ Kush janë të arrestuarit që u përgatitën për të bërë...
  • Shpallen non grata dy persona, Bekir Halimit e Valon Belës i...
  • Foto ilustruese Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, shoferi i makinës për...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.