Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 May 2026
Vizion fokus

Zjarr në një lokal në Radhimë

Tubimi i opozitës, protestuesit nisen drejt selisë së PD-së!...

Vijojnë tensionet në protestën e PD-së, sulme me fishekzjarre...

FOTOLAJM/ Protesta e PD-së, Sali Berisha shfaqet me maskë...

Sërish përplasje mes policisë dhe protestuesve

Nisin përplasjet mes policisë dhe protestuesve në afërsi të...

Mbyllet protesta e PD para kryeministrisë, nis marshimi drejt...

“Të rinjtë shqiptarë mund të paguhen më mirë pa...

Nis protesta e PD-së, Sali Berisha i bashkohet qytetarëve

Protesta e PD, nis grumbullimi i qytetarëve para kryeministrisë

AAPSK merr pjesë në Workshop-in Rajonal mbi Rikuperimin e Aseteve, organizuar nga UNODC në Tiranë

24 Korrik 09:09

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në workshop-in dyditor të organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), i zhvilluar më 22–23 Korrik në Tiranë, me fokus në forcimin e mekanizmave për rikuperimin dhe menaxhimin e aseteve me origjinë kriminale.

Gjatë diskutimeve mbi menaxhimin e pasurive pas konfiskimit dhe iniciativat për ripërdorim social, znj. Xhaja prezantoi përvojën shqiptare në këtë drejtim, duke ndarë shembuj konkretë të pasurive të konfiskuara që janë vendosur në funksion të interesit publik.

“Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara është jo vetëm një mënyrë efektive për të kthyer drejtësinë në komunitet, por edhe një mundësi për të ndërtuar besimin e qytetarëve te institucionet”, u shpreh znj. Xhaja, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në këtë proces.

Z.Xhaja shprehu gadishmërinë e AAPSK për të forcuar më tej bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, si edhe me aktorët e tjerë vendas, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të projekteve dhe nismave për ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara.

Kryeadministratorja e AAPSK vuri gjithashtu në dukje rëndësinë e ndarjes së përvojave midis vendeve të rajonit dhe më gjerë, si edhe nevojën për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal, me qëllim ngritjen e kapaciteteve teknike dhe institucionale në këtë fushë.

Workshop-i mblodhi përfaqësues nga zyrat e rikuperimit të aseteve edhe nga vendet të rajonit, si Kosova dhe Bosnje-Hercegovina, ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese, për të ndarë përvojat më të mira dhe për të promovuar bashkëpunimin ndërkufitar në luftën kundër krimit të organizuar dhe pasurive të paligjshme.

Posted Under:
Vendi
Tagged:
AAPSK UNODC Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Aksident në aksin Himarë-Borsh, makina përplaset me bordurën, plagosen 2 vajza

më shumë...

Zbardhet atentati në Sarandë, policia deklaratë zyrtare: Në konflikt u përfshinë gjashtë persona, ja si ndodhi ngjarja

më shumë...

Atentati në Sarandë, vetëdorëzohet në polici një nga të rinjtë e përfshirë në ngjarje

më shumë...

Protestojnë peshkatarët në Pogradec, kërkojnë heqjen e kufizimeve për gjuetinë në liqen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:48

“Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola:...

9:47

Zjarr në një lokal në Radhimë

9:32

Tubimi i opozitës, protestuesit nisen drejt selisë...

9:30

“Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka...

9:13

Vijojnë tensionet në protestën e PD-së, sulme...

9:09

Cili do të jetë fati i Fabjolës...

9:01

FOTOLAJM/ Protesta e PD-së, Sali Berisha shfaqet...

8:58

Sërish përplasje mes policisë dhe protestuesve

8:37

Nisin përplasjet mes policisë dhe protestuesve në...

8:30

Mbyllet protesta e PD para kryeministrisë, nis...

8:18

“Të rinjtë shqiptarë mund të paguhen më...

7:56

Nis protesta e PD-së, Sali Berisha i...

7:41

Einxhel apo Armina? Ermal Mamaqi tregon raportin...

7:28

“Ja ku është dera, mund të dalësh”/...

7:16

Protesta e PD, nis grumbullimi i qytetarëve...

6:59

Aksident në aksin Himarë-Borsh, makina përplaset me...

6:58

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në...

6:55

Protesta e opozitës, Skënder Hita mbërrin te...

6:48

Një e treta e globit mund të...

6:22

Lëvizja e Turqisë për gazin në Egje,...

Më të klikuarat

  • Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në ballë k...
  • Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari që u ekzekutua me p...
  • “Na tmerron çdo natë”, 28-vjeçari i veshur me fustan kthen j...
  • Zbardhet atentati në Sarandë, policia deklaratë zyrtare: Në...
  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.