Opinionisti i Ferma VIP 3, Ermal Mamaqi ishte i ftuar këtë të premte në studion e emisionit Living Day në Vizion Plus.
Mamaqi tregoi për herë të parë se çfarë ndodhi në prapaskenë pas deklaratës së rëndë të Fabjolës ndaj moderatores Arbana Osmani.
Ai shtoi se Arbana nuk u mërzit nga situata dhe e la publikun të gjykojë vetë zhvillimet në spektakël.
“Kur dolëm atë mbrëmje që e mbyllëm spektaklin, dolëm nga skena dhe shkuam te dhoma e grimit. Arbana ishte përballë dhe i thashë: a të përqafoj pak? “Ok”, më tha. E përqafova dhe i thashë: bravo, bravo se tregove një nivel tjetër. Sepse këtu duken vlerat e vërteta të një njeriu. I thashë: këtu duket karakteri i vërtetë, kur ti sulmohesh dhe je në atë gjendjen kur e ke shumë kollaj të çedosh dhe t’i kthesh tjetrit me të keq… Ajo më tha që nuk mërzitem dhe mesa duket ia la publikut të vendosë si do ndodhë sot”, tha Mamaqi.
I pyetur nga moderatorja Brunilda Lahe se nëse Ermali do ishte në vend të Arbanës, si do kishte reaguar ai u përgjigj: Është e lehtë ta thuash tani pas pilafit. Por ajo që mendova në ato momente, ndjesia e parë ishte që do t’i thoja: “ja ku është dera dhe mund të dalësh menjëherë”. Këtë besoj se do kisha si thirrje në ato momente.
Në një moment të tensionuar në spektaklin e kaluar, Ola përdori një gjuhë të papranueshme ndaj moderatores Arbana Osmani, duke shkaktuar reagime të menjëhershme.
Revoltimi i Olës lidhet me fjalën “kuçkë”, pasi Mimoza e tha për Olën dhe Gresën gjatë qëndrimit te “Fakiri”. Fillimisht, vajzat e morën me humor situatën, por më pas ajo u kthye në një përplasje serioze.
/vizionplus.tv





