Këtë të hënë u zhvillua ceremonia zyrtare e hapjes së Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se kjo komandë e re është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të qëndrueshëm mes Ambasadës së SHBA, USEUCOM dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.
Postimi i ambasadës së SHBA në Tiranë :
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Gjeneralmajor John Phillips, Drejtor i Kibernetikës dhe Komunikimit në Komandën Europiane të ShBA (USEUCOM), së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, morën sot pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ky aktivitet shënon rezultatin e bashkëpunimit të ngushtë dhe të qëndrueshëm midis Ambasadës së ShBA, USEUCOM dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Krijimi i komandës nënvizon angazhimin e fortë të Shqipërisë për të mbrojtur hapësirën kibernetike kombëtare, rajonale dhe atë të NATO-s.
/vizionplus.tv





