E mërkurë, 28 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 32 minuta më parë
Vendi

VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Shkodër, momenti kur shoferi i makinës përplas për vdekje 50-vjeçarin

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata ka siguruar momentin e aksidentit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës  08:10, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës.

Reklamë

Bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin A. G. ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. L. dhe më pas ka përplasur edhe një shtetas që lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi që lëvizte me biçikletë, rreth 50 vjeç, si dhe janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë