Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

Izraeli dhe Libani dakordësohen për armëpushim

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama në “Bukë dhe...

Kuvendi 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në...

Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në...

VIDEO/ Vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagosi policin tjetër,...

“Autori nuk do i shpëtojë drejtësisë”, Lamallari: Shqipëria sot...

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë...

E enjte intensive për Kuvendin, 6 interpelanca me Ramën...

“Zvërneci i ndotur”, Rama publikon pamjet dhe mbron investimin...

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen...

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

20 Maj 09:20

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, e nënshkroi të hënën një marrëveshje me krerët e Bashkimit Evropian në Londër, duke e nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Britanisë dhe BE-së pas Brexit-it të vitit 2020.

Më poshtë mund të lexoni më shumë rreth çështjeve për të cilat janë pajtuar palët:

Siguria dhe mbrojtja

Palët janë pajtuar për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në një kohë kur Evropa po riarmatoset përballë kërcënimit nga Rusia dhe mes pasigurive për politikat e presidentit amerikan, Donald Trump.

Marrëveshja do ua mundëson përfaqësuesve britanikë të marrin pjesë në disa takime ministrore të BE-së dhe të angazhohen në stërvitje dhe misione ushtarake evropiane.

Gjithashtu, marrëveshja synon t’i afrojë industrinë britanike të mbrojtjes me përpjekjet evropiane për të ndërtuar një bazë industriale vendore.

Ajo ua hap rrugën firmave britanike të përfitojnë nga një fond i BE-së prej 150 miliardë eurosh, për të cilin po negociojnë tani 27 shtetet anëtare të bllokut. Megjithatë, do të nevojitet një marrëveshje shtesë dhe një kontribut financiar nga Londra.

Britania pritet të përfitojë ndjeshëm nga kjo marrëveshje. Kompanitë si BAE Systems dhe Rolls-Royce pritet të kenë përfitime.

Ushqimi dhe kafshët shtëpiake

BE-ja dhe Britania janë pajtuar t’i kufizojnë kontrollet mbi ushqimet dhe produktet bimore në tregtinë e ardhshme. Kjo ka qenë kërkesë kyçe nga Londra.

Sipas tekstit të marrëveshjes, “kjo do të bëjë që shumica dërrmuese e lëvizjeve të kafshëve, produkteve shtazore, bimëve dhe produkteve bimore midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian të kryhen pa certifikatat, apo kontrollet të cilat kërkohen sipas rregullave”.

BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar i Britanisë. Por, eksportet britanike drejt kontinentit kanë rënë për 21 për qind që nga Brexit-i, ndërsa importet kanë rënë për shtatë për qind.

Pas një mungese të gjatë, Britania do të mund të shesë sërish hamburgerë, fruta deti, salsiçe dhe produkte të tjera në BE, tha Starmer. Po ashtu, britanikët do të mund të udhëtojnë më lehtë me kafshët e tyre shtëpiake.

Në këmbim, Britania është zotuar për përafrim dinamik – me mundësi përshtatjeje në kohë – me rregullat sanitare dhe fitosanitare të BE-së, me disa përjashtime të mundshme.

Në rast mosmarrëveshjeje, do të krijohet një mekanizëm i pavarur për zgjidhjen e çështjeve, por Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të mbetet autoriteti përfundimtar.

Masat e tjera ekonomike për të cilat u arrit pajtueshmëri përfshijnë “bashkëpunim më të ngushtë” për kuotat e emetimeve, duke lejuar kompanitë britanike të shmangin taksën kufitare të BE-së për karbonin.

Sipas Qeverisë britanike, këto masa pritet t’i shtojnë ekonomisë britanike “afërsisht 10.7 miliardë euro deri në vitin 2040”.

Peshkimi

Peshkimi ishte çështja veçanërisht e rëndësishme për Francën, e cila e vendosi atë si parakusht për çdo marrëveshje më të gjerë mes Londrës dhe Brukselit.

Britania ka rënë dakord ta zgjasë deri në qershor të vitit 2038 një marrëveshje ekzistuese që lejon anijet evropiane të peshkojnë në ujërat britanike dhe anasjelltas. Marrëveshja e tanishme pritej të përfundonte në vitin 2026.

Zgjatja e marrëveshjes do të sjellë qëndrueshmëri dhe siguri për ekuipazhet e peshkimit, pa rritur sasinë e peshkut që anijet e BE-së mund të zënë në ujërat britanike, sipas Qeverisë britanike.

Në Skoci, kritikat ishin të menjëhershme. Sektori i peshkimit “duket se është braktisur” nga Londra, tha kryeministri i Skocisë, John Swinney, ndërsa Federata e Peshkatarëve Skocezë e përshkroi marrëveshjen si “film horror”.

Ministrja franceze Agnes Pannier-Runacher, e cila mbikëqyr sektorin e peshkimit, e mirëpriti marrëveshjen duke thënë se ajo “do të sigurojë vizibilitet ekonomik dhe politik për peshkimin francez”.

Lëvizja e të rinjve

Brukseli kishte shtyrë për një marrëveshje për lëvizjen e të rinjve, e cila do t’ua mundësojë të rinjve evropianë të studiojnë dhe punojnë përkohësisht në Britani, dhe anasjelltas. Por, Londra mbetet e kujdesshme ndaj çdo marrëveshjeje që ngjan me lëvizjen e lirë dhe që mund t’i rrisë shifrat e emigracionit.

Asnjë marrëveshje e qartë nuk u arrit të hënën dhe teksti i marrëveshjes nuk e përmend fjalën “lëvizje”.

Pra, palët shprehën thjesht gatishmërinë për të “punuar për një program të baraspeshuar” që do t’u mundësojë të rinjve të punojnë, studiojnë, bëjnë vullnetarizëm apo të udhëtojnë në Britani dhe BE për një periudhë të kufizuar kohore. Kushtet e programit nuk janë përcaktuar ende.

Londra dhe Brukseli gjithashtu biseduan për mundësinë që Britania t’i ribashkohet programit për shkëmbime studentore, Erasmus+.

Numri i studentëve të BE-së në Britani është përgjysmuar që nga Brexit-i, duke rënë nga rreth 148.000 më 2019-2020 në 75.500 më 2023-2024.

Kalimet kufitare

Për t’i lehtësuar kalimet kufitare, të dyja palët u zotuan të “vazhdojnë diskutimet” në mënyrë që shtetasit britanikë të mund të përdorin më shumë “eGates” – portat automatike për kontrollin e pasaportave.

Kjo duhet t’i ndihmojë pushuesit britanikë t’i shmangin “radhët e tmerrshme” në aeroportet e BE-së, sipas Qeverisë britanike./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
BE Britani E Madhe marreveshje

Nga e njëjta kategori

Izraeli dhe Libani dakordësohen për armëpushim

më shumë...

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama në “Bukë dhe Zemër”: Zhvillimi dhe natyra duhet të ecin në harmoni

më shumë...

Kuvendi 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në Korçë

më shumë...

Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë, të dy do transportohen drejt Traumës në Tiranë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:28

Izraeli dhe Libani dakordësohen për armëpushim

10:28

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama në...

10:24

Kuvendi 1 minutë heshtje për efektivin e...

10:19

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, bllokohet qarkullimi pranë...

10:10

Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull,...

10:02

VIDEO/ Vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagosi...

9:46

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani...

9:44

“Autori nuk do i shpëtojë drejtësisë”, Lamallari:...

9:27

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama:...

9:15

E enjte intensive për Kuvendin, 6 interpelanca...

9:07

Tragjedia në Maliq, reagon policia: Efektivi i...

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli
9:05

Shkëmbim zjarri mes “Shqiponjave” dhe trafikantit të...

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli
8:56

DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë...

8:41

FOTO/ 21 dhe 22 vjeç, këta janë...

8:23

Vritet efektivi gjatë operacionit në Maliq, një...

8:10

“Zvërneci i ndotur”, Rama publikon pamjet dhe...

8:02

“Tregoni forcë pa e kthyer në kokëfortësi”,...

10:21

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën...

10:03

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për...

9:57

Maran e nis me “këmbën e majtë”...

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Vritet efektivi gjatë operacionit në Maliq, një tjetër i pla...
  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli Shkëmbim zjarri mes “Shqiponjave” dhe trafikantit të drogës...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.