Qytetarët në Vlorë po përballen me pritje të gjata për zgjidhjen e çështjeve, ndërsa mungesa e gjyqtarëve dhe mbyllja e Apelit kanë rritur ngarkesën.
Kreu i Dhomës së avokatisë Durim Bajramaj thote se Reforma në Drejtësi, e cila synoi pastrimin dhe forcimin e sistemit gjyqësor, ka sjellë pasoja të ndjeshme në funksionimin e institucioneve.
“Mungesa e gjyqtarëve, çështjet e mbingarkuara dhe zgjatja e afateve të shqyrtimit kanë krijuar një situatë alarmante për qytetarët dhe profesionistët e drejtësisë”, thotë Bajramaj.
Aktualisht, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë janë në detyrë 13 gjyqtarë nga 16 të planifikuar në strukturë.
Në këtë gjykatë shqyrtohen mesatarisht rreth 480 çështje në muaj. Shqetësuese mbetet kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit të çështjeve: sipas analizës vjetore të vitit 2023, për çështjet civile duhen mesatarisht 263 ditë, ndërsa për ato penale 101 ditë, për të përfunduar një proces gjyqësor, ndërkohë që sipas Bajramaj stoku i dosjeve daton prej 2017 tës./vizionplus.tv





