Presidentja e Komisionit BE, Ursula von der Leyen, nga Tirana, ka dhënë një mesazh për Rusinë dhe presidentin Putin. Presidentja e KE-së deklaroi se vendet aleate do të punojnë për një paketë të re sanksionesh derisa të arrihet paqja.
Ursula von der Leyen: Ai (Putin) bëri thirrje për armëpushim. Ukraina kërkon një armëpushim mbështetur nga BE dhe SHBA, por Putin refuzoi. Ai ofroi që Rusia dhe Ukraina të takoheshin në Turqi, Zelensky ishte gati të takoheshin por Putin nuk u duk. Prandaj ne do të rrisim trysninë, do të punojmë për një paketë sanksionesh që do të aplikohen në Nord Stream 1 dhe 2. Do të kemi edhe sanksione të tjera në sektorë të tjerë. Ne duam paqe dhe do të ushtrojmë trysni derisa Putin ta bëjë këtë gjë.
Mikpritësi i Samitit, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës takime dypalëshe me personalitetet pjesëmarrëse, në mjediset e dedikuara, duke nisur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte e më pas me Kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez; Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen; Princin Sovran të Monakos Albertin II; Kancelarin e Austrisë Christian Stocker; Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan; Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni; Presidentin e Qipros Nikos Christodoulides; Kryeministrin e Hollandës Dick Schoof; Kryeministrin e Belgjikës Bart de Wever, si dhe do të mirëpresë me takime duarsh të gjithë liderët e ftuar në Samit me të cilët do të ketë edhe një foto familjare./vizionplus.tv





