Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, ka pritur sot kryeministrin britanik Keir Starmer i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të Saimit të Komunitetit Politik Evropian.
Rama e cilësoi këtë vizitë si një tjetër moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve, pas vizitës së presidentit Macron, duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë me Britaninë e Madhe në fushat e sigurisë, mbrojtjes dhe luftës kundër emigracionit të paligjshëm.
Ai theksoi progresin konkret në frenimin e rrjeteve kriminale dhe shifrat inkurajuese që dëshmojnë për një ndryshim rrënjësor në perceptimin e shqiptarëve në Britani.
Rama: I dashur Kier është një tjetër vizitë historike në Tiranë pas asaj të presidentit Macron i cili ishte i pari president në historinë me marrëdhënieve shqiptaro franceze që vizitoi Shqipërinë, ju jeni i parë kryeministër në marrëdhëniet shqiptaro-britanike që vizitoni Tiranën për një vizitë bilaterale që ne çojmë shumë në vigjilje të samitit të 6 të Komunitetit politik europian. Dhe dua t’ju falenderoj ju posaçërisht për përkujdesjen qysh në ditën që kur erdha në samitin e Londrës që ngarkuat njerëzit tuaj për të na ndihmuar me eksperiencën e tyre në organizimin e këtij samite në Tiranë që shpresoj që ne ta kemi në lartësinë e duhur nesër.
Ky është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve tona edhe për shkak se asnjëherë më parë nuk kemi qenë kaq të lidhur në të paktën dy çështje të rëndësishme. Natyrisht në çështjen e Ukrainës si dy vende që ndajmë edhe anëtarësinë në NATO dhe në çështjen e betejës kundër emigracionit të paligjshëm dhe rrjeteve kriminale që e stimulojnë emigracionin.
Besoj që në këtë të dytën kemi bërë progres të jashtëzakonshëm ndërkohë që për sa i përket të parës marr parasysh edhe situata në përgjithësi gjeopolitike është shumë e trazuar ne kemi thelluar bashkëpunimin edhe po punojmë intensivisht për të krijuar më shumë sinergji në fushën e sigurisë e posaçërisht të mbrojtjes.
Në angazhimin kundër rrjeteve kriminale dhe emgiracionit të paligjshëm kemi arsye të jemi shumë krenare për punën që kemi bërë shifrat janë mbresëlënëse dhe unë përfitoj nga rasti i pranisë tuaj dhe i pranisë të dërguarve të medias britanike për të theksuar që referimi në shifrat e këtij bashkëpunimi është gjëja e duhur për publikun britanik dhe jo kultivimi i miteve dhe miti se shqiptarët janë një problem për Britaninë pasi të gjitha shifrat flasin vetë.
Në vitin 2024 nr i shqiptarëve që kanë hyrë apo tentuar të hyjnë në mënyrë paligjshme është disa qindra, ndërkohë që në momentin që ne kemi shtyrë përpara për të ngritur task-forcën e përbashkët arriti në 12 mijë, përkatësisht në vitin 2022 kur pati një fluks të madh. Nga ana tjetër dua që të theksoj edhe një shifër më bën shumë përshtypje, ne shqiptarëve, kur thuhet se 1 në 50 shqiptarë na qenka në burg, kjo është një gënjeshtër e madhe, ndërkohë që në të vërtetë shifra është 1 në 500, dhe e fundit që dua të theksoj është se unë jam shumë krenar për Policinë shqiptare të cilat janë vlerësuar me çmimin e parë parvjet për punën e shkëlqyer.
Dhe vjet nuk e morën çmimin e parë që mos bënin xheloz të tjerët dhe ta merrnin dy herë radhazi, dhe e pranojmë këtë të jemi viktima të xhelozisë të së tjerëve. E fundit është koha për të shqyrtuar edhe një tjetër problem që kemi në Britani me shumë shqiptarë që kanë arritur dhe janë sistemuar në Britani shumë vite më parë, por në kohën e mbërritjes së tyre kanë përdorur pasaporta, identitet të Kosovës për të pasur praninë si refugjatë lufte, ndërkohë që largoheshin nga një vend në vështirësi./vizionplus.tv





